Vajza, njihuni me 10 tipat e meshkujve me të cilët nuk duhet të dilni kurrë!

0
538

Ai është i zgjuar, i këndshëm dhe ka një sens të këndshëm humori por sapo ti mendon se ai është personi ideal me të cilin ti duhet të kalosh jetën tënde gjithçka ndyshon. Ai kthehet në një person që ti nuk e njeh më dhe pa e kuptuar çdo gjë merr fund.
Më poshtë ju paraqesim 10 tipat e meshkujve me të cilët nuk duhet të dalësh kurrë.
Zoti Narcist
Në fillim ai është shumë I dashur dhe I këndshëm por më vonë e kupton se në fakt ai është një person egoist I cili mendon vetëm për veten e tij.
Zoti Nevojtar
Ky djalë ka nevojë për siguri vazhdimisht. Ai ka vetëbesim dhe vetëvlerësim të ulët. Shumica e grave e kuptojnë këtë që në fillim dhe nuk I japin një mundësi këtij djali të gjorë.
Zotëria që i ka fobi angazhimet
Këta burra në fillim duken partneri ideal por kur vjen puna te angazhimi ai mund të të zvarrisë me vite. E vetmja mënyrë për tu siguruar që ka ndryshuar është nëse e lë dhe ai të vjen nga pas.
Zoti Mashtrues
Ka shumë burra që thonë se quhen Jack por në fakt quhen Ian. Këta burra që përdorin një emër fals zakonisht janë të martuar dhe duhet të mbulojnë gjurmët. Ajo që është vërtetë e frikshme për këta burra është se mund të sillen sikur janë shumë të sinqertë dhe të të fusin në lojë.
Zoti ‘Sfungjer’
E njohim të tërë tashmë atë person I cili thotë se ka harruar kuletën në shtëpi ose ankohet kot për ushqimin vetëm që të përfitojë ulje.shenja e parë e dukshme e këtij mashkulli është se e lejon dikë që ti pagujë një pije por kurrë nuk e bën vetë këtë.
Zoti Ngacmues
Asgjë nuk është e mirë mjaftueshëm për këtë mashkull. Ai ka gjithnjë të drejtë dhe gjithnjë të kritikon. Gjithçka që do është të kontrollojë gjithëçka.
Zotëria Shovinist
Ky burrë I trajton gratë si të jetë duke jetuar në vitet 1900. Ai mendon se është detyra e grave që të bëjnë punët e shtëpisë dhe të kujdesen për fëmijët ndërsa burrat të dalin me miqtë e tyre të cilët ai I vendos mbi të dashurën e tij.
Zotëria Përndjekës
Ky mashkull nuk pranon ‘Jo’ si përgjigjje. Refuzimi sikur I bën ata më të vendosur pasi të përndjekin dhe përpiqen t’ju manipulojnë për ti takuar.
‘Dr Jekyll and Mr Hyde’
Për një minutë ky djalë është kaq I ëmbël dhe më pas kthehet në makthin tënd më të keq, shkruan bordo.al. Madje kur ti do që ta largosh nga vetja kthehet përsëri në një djalë të ëmbël dhe sapo ju rifitojnë kthehen përsëri në makthin tuaj.
Zotëria që zhduket pa lënë gjurmë.
Shumë kanë rënë në dashuri me zotërinë që zhduket pa lënë asnjë gjurmë ose ndryshe ‘fantazmën’. Kur ti mendon se çdo gjë është perfekte ai zhduket por ky nuk është faji yt pasi shumë meshkuj vendosin një limit kohor si 5 apo 6 javë takim para se të zhduken dhe të gjejnë ‘viktimën’ e rradhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here