Vizitat mjekësore te Juventusi nuk e nxjerin Ronaldon 33-vjeç

0
843

Kristiano Ronaldo u bashkua para disa ditësh me Juventusin. Portugezi që u largua nga Reali pas 9 vitesh, vijon të shkatërrojë rekordet, pavarësisht moshës së tij.

Përpara se të bashkohej me skuadrën nga Torino, ai iu nënshtrua një sërë testesh mjeksore dhe rezultatet ishin vërtet të pabesueshme.

Ato sinjalizonin se ai kishte gjendjen fizike të një 23-vjeçari.

U raportua se 33-vjeçari ka një masë dhjamore vetëm 7%, ndërkohë që masa dhjamore mesatare te futbollistët e tjerë është 10 ose 11%.

Ronaldo ka gjithashtu një masë muskulore prej 50%, sërish shumë herë më mirë se kolegët e tij profesionistë, mesatarja e të cilëve nuk e kapërcen 46%.

Bazuar në këto të dhëna biologjike, ai tashmë krahasohet me një 23 vjeçar dhe është shumë larg moshës së tij reale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here