Zgjidhet goli më i bukur i Botërorit Rusi 2018 dhe me siguri të gjithë jeni dakord! Apo jo? [VIDEO]

0
811

Kupa e Botës në Rusi ka kënaqur tifozët me 169 gola në 64 ndeshje – dhe shikuesit rreth e qark botës kanë zgjedhur golin e Benjamin Pavard si më të bukurin e turneut. Gjatë një votimi online, mbi tre milionë përdorues kanë dhënë votën e tyre, dhe goli fantastik i Pavard me të jashtme nga distanca ndaj Argjentinës është votuar si “Hyundai Goal of the Tournament”.
Goli i përzgjedhur nga përdoruesit e FIFA.com ishte ai i barazimit ndaj Argjentinës në 1/8-at e Botërorit. Franca eventualisht e ka fituar 4-3 ndeshjen në Kazan ndaj Messit me shokë. Goli i Pavard mposhti konkurrencën e fortë të rrjetës së Quintero-s nga encja në ndeshjen e Kolumbisë ndaj Japonisë. Pavard bëhet evropiani i parë që fiton Golin e Turneut që prej krijimit më 2006.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here