Arrestohet hajduti i disa vjedhjeve në Tiranë, pre grabitjeve të tij ra dhe Blerina Bombaj [FOTO]

0
706

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga hajdutin që u denoncua dy ditë më parë nga dietologia e njohur Blerina Bombaj.
Sipas njoftimit mësohet se autori është Durim Sema 55 vjeç, dhe njihet si një hajdut serial.
Sema është banues i qytetit të Tiranës.
55-vjeçari u arrestua nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1. Sakaq, i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet të cilat dyshohen se janë vjedhur prej këtij shtetasi.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në Kryeqytet.
Nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 1, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi :
– Durim Sema, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i lartpërmendur në rrugën “Themistokli Gërmenji”, në zyrat e një Agjencie ka tentuar të vjedh shtetasin N. S., ndërkohë që po një ditë më parë në rrugën “Brigada 8”, në një dyqan dietologjik, i ka vjedhur portofolin shtetases V. T.
Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të mëposhtme :
– Vjedhjes së ndodhur më datë 09.03.2018, ku shtetasit A. K., në rrugën “Xhorxh Bush”, i janë vjedhur një sasi lekësh.
– Vjedhjes së ndodhur më datë 30.03.2018, ku shtetases N. T., në rrugën “Papa Gjon Pali”, në klinikën e saj i kanë vjedhur një sasi lekësh.
– Vjedhjes së ndodhur më datë 10.05.2018, ku shtetases V. U., i kanë vjedhur portofolin në zyrë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme të dyshuara të vjedhura prej këtij shtetasi :
– portofol
– syze dielli dhe optike
– një sasi lekësh
– orë dore
– aparat celular
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here