“Fikeni celularin në këtë orë…”. Mesazhi që po ”i tremb” të gjithë në rrjetet sociale për EKLIPSIN, por ja si qëndron e vërteta! [FOTO]

0
808

Mbrëmjen e sotme po ndodh eklipsin më i gjatë hënor i këtij shekulli. Njerëzit i kanë drejtuar sytë nga qielli për të parë fenomenin e njohur si hëna e përgjakur. Spektakli qiellor mund shihet nga të gjithë përveç atyre që banojnë në Amerikën e Veriut.
E pas këtij fenomeni, një mesazh po qarkullon në rrjetet sociale sipas të cilit një burim i Nasa ka lajmëruar se mbrëmjen e sotme telefonat celularë duhet të fiken nga ora 12:30 deri në 3:30 për shkak se valët kozmike do jenë shumë afër me tokën dhe planeti ynë do të jetë në një rrezatim shumë të lartë.
Nëse aparatet elektronike i mbani afër vetes, mund të shkaktojnë probleme serioze.
Mirëpo e vërteta është se NASA nuk ka dhanë asnjë lajmërim të tillë dhe ky është një mesazh që qarkullon prej vitesh që nga 2012-a kur ka ndonjë fenomen në qiell siç është rasti i eklipsit “Hëna e Përgjakur” që ndodhi mbrëmjen e sotme.
Pra mos u shqetësoni edhe pse e dimë që me siguri do i fikni telefonat!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here