Ndodh sot eklipsi më i gjatë i shekullit, njihuni me disa besëtytni…

0
737

Sonte do të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor që ka ndodhur në shekullin e 21-të, i cili pritet të shihet në pjesën më të madhe të Evropës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe në një pjesë të Amerikës së Jugut. Ai do të fillojnë në orën 21:30 dhe rreth orës 01:28, në fazën e fundit, spostimi i Hënës nga qëndra e Tokës do të shoqërohet nga planeti Mars, i cili mbrëmjen e 27 korrikut do të afrohet shumë me Tokën duke na treguar edhe ngjyrën e tij të Tokës.
Eklipsi tjetër hënor do të ndodhë në 21 janar të vitit 2019, por që do të mund të shihet qartazi vetëm nga Amerika Veriore dhe Jugore.
Disa besëtytni mbi eklipsin hënor që duhet t’i ndiqni:
1.Gatimi, ngrënia dhe pirja shmangen gjatë eklipseve hënore në Indi, pasi njerëzit janë supersticiozë se mund të helmohen.
2. Në Shtetet e Bashkuara, mendohet “si shenjë e një apokalipsi”.
3. Në Tibet, njerëzit besojnë se veprat e mira dhe të këqija shumëfishohen dhjetëfish gjatë një eklips hënor.
4. Në Afrikën e Jugut, njerëzit duhet të luten në mënyrë që këto objektet qiellore të zgjidhin konfliktin e tyre.
5. Në shumë pjesë të botës, gratë shtatzëna këshillohen të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Njerëzit besojnë se Hëna do të “mallkojë” foshnjën e palindur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here