Pasi ”Jurgen Klop” futi në sherr Rike Roçin me moderatoren, Irida Oxa i kthehet keq Eva Muratit: Femër…[FOTO]

0
1358

Tifozja kuqezi Irid Oxa, me bukurinë dhe sharmin e saj i bëri të gjithë të flisnin gjatë “Euro 2016”, pas përhapjes së fotove nga stadiumi me mikeshën e saj, Rike Roci. Vëmendja te dy mikeshat seksi u rikthye sërish gjatë ndeshjeve të Kampionatit Botëror, kur prezantuesja Eva Murati bëri një koment, që më pas u kthye në debat mes saj dhe Rike Rocit. Për atë që ajo e konsideron “xhelozi femërore”, lidhjen e bukur të dashurisë me futbollistin e serisë A të Torinos, Afriyie Acquah, njohjen me lojtarët e Francës, që rrëmbyen Kupën e Botës, dhe të tjera sekrete, Irid i rrëfen në këtë intervistë për gazetën “Panorama Plus”.

Ashtu si edhe mikesha jote, Rike Roci, u bëre pjesë e një debati pas një komenti të Eva Muratit. Si e sheh këndvështrimin e saj për foton tuaj “hit”, që bëri xhiron e botës nga stadiumi i Kampionatit Europian dhe a t’u duk një xhelozi femërore?

vv.jpg

 

Opinioni im personal është se duke mos përfshirë askënd tjetër në këtë debat pa sens nga ana e znj. Eva Murati, dëshiroj të theksoj disa aspekte: M’u duk absolutisht një xhelozi femerore, duke dashur (ndoshta) znj. Murati të ndezë reflektorët mbi veten. Por kjo ishte një taktikë e gabuar si simulimet e Neymar, pasi ndoshta nuk e kishte aq të nevojshme. Ajo foto nuk u postua nga Rike dhe unë, ashtu si e përdori znj. Murati për të folur mes këtyre gërricjeve për veten e vet.

Askush nuk e tërhoqi vëmendjen nga djemtë e Kombetarës, të cilët u vlerësuan dhe këtu fjalët janë të tepërta, por përbri aftësive të tyre, iu shtua një aset më tepër në lidhje me bukurinë femërore shqiptare. Nuk e shoh aspak si një deficit për Shqipërinë, por një plus kur u kujtua edhe një herë në arenën ndërkombëtare të ishte pjesë e këtij sipari, edhe pse nuk ishte pjesë e lojes. Prandaj, duhet marrë me pozitivitet dhe sportivitet, gjë që moderatoret nuk e absorbojnë.

Sepse ajo që unë vura re, është se moderatoret ishin kukullat e këtij Botërori, pasi historikun, zh villimin dhe evolimin nuk e njohin. Nëse të ftuarit do të ishin më ngacmues në lidhje me Botërorin, ato do stopoheshin shumë lehtë. Një pyetje kam unë, për shembull, për zonjën që autovlerësohet dhe elozhohet: cilin stil loje luante Edson Arantes, po Nadcimiento? (Tani e di që e ka të thjeshtë përgjigjen, se do të doja t’ia bëja live).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here