VERA, STINA “DELIKATE” PËR SËMUNDJET E LËKURËS

0
971

Stina e veres vjen me një sërë problematikash dhe vëshirësish shëndetsore, kryesisht për lëkurën e njeriut.

Sipas dermatologes Aida Bajri pranë Spitalit Rajonal Shkodër problemet që atribuohen nga temperaturat e larta dhe rrezet ultraviolet vijojnë nga ato më të lehtat e deri tek ato që shfaqin rrezik serioz .

Ndërkohë mjekja Bajri thekson tipet e lëkurave të cilat janë më të predispozuara ndaj semundjeve si dhe këshillon që të kryhet një kujdes I veqante për personat që kanë nishane pasi rrezikohen dhe nga kanceri I lëkures nese nuk mbrohen sic duhet.

Qëndrimi me orare të caktuara në diell si dhe përdorimi I kremrave të posaçëm sipas moshës, janë disa nga mënyrat e mbrojtjes nga sëmundjet e lëkurës.

Këshillohet që kremi kunder diellit të mos qëndrojë në tempreratura të larta pasi kështu e humbet funksionin e tij. Gjithashtu duhet bërë një kujdes I veqantë përsa I përket kostos së tyre pasi një cmim I lirë nuk ka sesi të jetë një cilësi e mirë dhe kështu ai nuk e jep efektin e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here