Më dërgo në Holandë! [FOTO]

0
714

Holanda njihet botërisht për fushat me tulipanë, mullinjtë e erës, djathërat e shijshëm dhe numrin e madh të biçikletave.
Ky është shtet i njerëzve të hapur dhe të shoqërueshëm, shtëpive përrallore, kështjellave të lashta dhe peizazheve magjepsëse.
Është një vend ku njerëzit janë të lirë, dhe ku gjithsecili mund ta gjejë atë çfarë i duhet.
Askush nuk mund të thotë se nuk i pëlqen Amsterdam-i duke marrë parasysh muzetë e mrekullueshme që ka, kanalet, kafenetë dhe distriktin me drita të kuqe!
Nëse vizitoni Holandën, mos harroni të ecni në Rotterdamin e qetë dhe të shoqërueshëm, ose në Eindhovenin e gjelbër, vizitoni fshatin e mullinjve të erës dhe qytetin e vjetër të Delfit.
Shkoni në parkun Royal Tulip në Lisse, silluni vërdallë në kështjellën Binnenhof në qendër të Hagës, dhe shijojeni perëndimin piktoresk të diellit në bregun e Scheveningenit.
Nëse e vizitoni Holandën, një gjë është e sigurt: do të dëshironi të riktheheni prapë atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here