Ja si të përballoni të nxehtin e këtyre ditëve pa shumë vuajtje

0
561

I nxehti është ana tjetër e medaljes së sezonit të verës. Ka ata që nuke kanë problem vapën ndërsa disa të tjerë e vuajnë nxehtësinë.
Mjeti më efektiv kundër nxehtësisë gjatë verës, të paktën në ambiente të mbyllura, është ajri i kondicionuar. Çfarë duhet të bëni në një rast të tillë? Le të shohim një ilaç anti-nxehtësie për të mbijetuar pa humbur humorin dhe pa vuajtur.
Kondicioneri
Kjo është mënyra e vetme për të qëndruar me të vërtetë cool: përdoret në mënyrë inteligjente në mënyrë që të mos dëmtojë shëndetin. Për shembull ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose presioni shumë i ulët mund të shohin përkeqësime të shëndetit kur të dalin nga një ambient me ondicioner me temperature të ulëta në një ambient në natyrë ku temperaturat janë shumë të larta. Për të mos rrezikuar sëmundje dhe një faturë tepër të lartë të energjisë elektrike, duhet të ndiqni disa masa paraprake: zgjidhni një pajisje të klasës A, konsumim të ulët të energjisë dhe ndikim të ulët mjedisor, ta mbani atë në mënyrë efikase me filtrat e pastruar (të kontrollohet në fillim të çdo sezoni) një temperaturë më e ulët se katër-pesë gradë (jo më shumë) se ajo e jashtme, për të shmangur ndryshimet e tepërta të temperaturës kur hyni ose dilni nga dhoma.
Ventilatori
Është e nevojshme t’i rezistosh tundimit për të drejtuar drejtpërdrejt rrjedhën e ajrit. Mbani shpejtësinë e ventilatorit në minimum dheh mos harroni të pini shumë ujë. Ajri I ventiluar favorizon avullimin e djersës dhe mund të dehidratoheni pa e kuptuar.
Freskimi në shtëpi
Një nga mjetet e gjyshes, gjithmonë e vlefshme për ta mbajtur shtëpinë të freskët, është mbajtja e grilave të mbyllura, veçanërisht nëse ana e shtëpisë është e ekspozuar ndaj diellit. Herët në mëngjes dhe në mbrëmje janë kohët më të mira për të ajrosur dhomat. Për gatim zgjidhni receta të shpejta që realizohen në një kohë të shkurtër dhe përpiqemi të shmangni përdorimin e furrës. Nëse duhet ta përdorni, më mirë bëjeni në mbrëmje, kur është më pak e nxehtë dhe ruani çdo gjë në frigorifer.
Dushi
Një dush është një mënyrë e mirë për t’u qetësuar, madje disa herë gjatë ditës. Por të jeni të kujdesshëm për temperature. Nëse është e vërtetë se një rrymë uji e ftohtë ndihmon për të ulur temperaturën e trupit, në të vërtetë uji duhet të jetë i ngrohtë apo edhe të vakët. Uji shumë i ftohtë në kontakt me temperaturën më të lartë të trupit, mund të krijojë efekt të kundërt dhe të rrisë ndjenjën e nxehtësisë.
Pija
Uji është miku më i mirë gjatë ditëve të nxehta. Së pari duhet të zgjidhni pijene përshtatshme: ujë natyral dhe thuajini ‘jo’ pijeve të gazuara të cilat ju bëjnë të ndiheni më të etur dhe përmbajnë shumë kalori. Është mirë të mos pini sasi tepër të mëdha uji përnjëherë , port a konsumoni disa herë gjatë ditës. Kështu absorbohet më mirë nga trupi.
Lëvizja në drejtimin e duhur
Sportet në natyrë nuk janë të këshillueshme, përveçse në orët më të freskëta të ditës. Lëvizjet sado të vogla, janë të nevojshme; aktivizojnë mikroqarkullimin, ju mban të aftë dhe ndihmon në gjëndjen e mirë duke lehësuar ndjenjën e mpirjes dhe përgjumjes, tipike kjo gjatë ditëve të nxehta. Idealja është që të lëvizni në ujë duke notuar.
Veshjet e duhura
Veshje luan një rol themelor në perceptimin e nxehtësisë. Për t’u ndjerë rehat, keni nevojë për këpucë të rehatshme dhe rroba të freskëta, pëlhura natyrale si pambuku dhe liri, të cilat thithin djersën. Është më mirë të shmangni veshjet që janë shumë të shtrënguara dhe të bëra prej pëlhure sintetike, të cilat nuk lejojnë që ajri të kalojë dhe të parandalojë trupin nga shpërndarja e nxehtësisë. Ne zgjedhim ngjyrat e lehta, të cilat pasqyrojnë dritën dhe nxehtësinë dhe nëse duhet të dalim në diell, le të mos harrojmë një kapele.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here