Minarja e thyer në posterin e Bashkisë së Shkodrës, rrjeti kundër Voltana Ademit: E ke qelb!

0
1254

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi “kryqëzohet” në rrjetet sociale për posterin me minaren e thyer që Bashkia shpërndau për një koncert.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi “kryqëzohet” në rrjetet sociale. Shkak për revoltën ndaj saj është bërë posteri i një koncerti që do të organizonte Bashkia, në të cilin shfaqet një minare e thyer.

Qytetarët e kanë interpretuar posterin si thikë pas shpine që kyebashkiakja i ngul pas shpine fesë, duke shfaqur minaren e thyer. Ndonëse mësohet se Bashkia ka shpejtuar ta fshijë posterin, rrjeti vazhdon të ziejë.

REAGIMET
Bashkia maska-reshe si ky poster, shkruan gazetarja Brunilda Dibra.

Ndërsa faqja “Monella Vagabonda” shkruan:
VOLTANE E KE QELB!
Qe ti je e paafte dhe qe e urren kaq shume kete qytet, kete e deshmon çdo dite me pushtetin tend te paskrupullt ne krye te Shkodres. Kete do ta denoncoj çdo dite nepermjet marrezise tende.
Dje rrezove Vllaznine, embleme e vellazerimit te Shkodraneve, ndersa sot nepermjet zyres se propagandes tende, i ngule nje tjeter thike pas shpine te vetmit vellazerim qe i ka mbet ketij qyteti: atij fetar. Jo pak here te kam denoncuar ahengjet tuaja pa pike arti dhe kulture, si abuzim me taksa dhe hapesire te qytetit.
Jo pak here kam denoncuar propaganden gebelsjane te sejmeneve te tu. Por ti je e afte vetem ne nje gje: t’i deshmosh shkodraneve se sa i verber, i paedukate dhe provokator eshte pushteti yt.
Ja çfare guxove t’i ofrosh shkodraneve, nje karikature qe edhe revista satirike Charlie Hebdo do te mendohej disa here para se ta publikonte: Minaren e thyer si poster i nje koncerti perballe xhamise.
Xhamite dhe kishat jane te vetmet institucione ne te cilat shkodranet gjejne besimin, shpresen, por edhe vellazerimin. Ndersa ti je aq e turpshme sa guxon ta reklamosh si art, si koncert perballe xhamise se ketij qytet me daten 8 Gusht.
Minarja e thyer, HAZE bashke me nje gjethe viole (lloj marijuane) te ciles Jimmy Hendrix i kushtoi kenge dhe maska si shenje pagane. Nxitove ta fshish, por si gjithmone pushteti yt le njolla turpi. Te lutem, boll se e ke qelb tashma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here