Çmim rekord! Ferrari i vitit 1962 pritet të “parakalojë” të gjitha makinat e shitura ndonjëherë në një ankand…

0
494

Të apasionuarit pas makinave “të veçanta” mezi presin ankandet e tyre për t’i rrëmbyer menjëherë. Por veç këtyrë, shumë njerëz janë të foksuar tek makinat e vjetra, ato klasike, të cilat duan t’i kenë pjesë të koleksionit të tyre.

Kemi parë të shiten në ankande makina të ndryshme, duke filluar nga ato të lirat e deri tek më luksozet.

Por makina e cila pritet të shitet këtë muaj, është cilësuar si më e mira e nxjrrë ndonjëherë në një ankand publik. RM Sotheby po planifikon të shfaqë një Ferrari 250 GTO të vitit 1962, që do të vlerësohet me një çmim prej 45-60 milionë dollarë.

Nëse makina shitet me një çmim të tillë, atëherë do të thyejë rekordin botëror të vitit 2014, kur një tjetër Ferrari GTO i vitit 1962-1963 u shit për 38 milionë dollarë. /Blitz.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here