Tani nuk mund të publikohen më fotot e të tjerëve ‘online’, pa lejen e fotografit

0
423

Gjykata Eurpoiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg, ka njoftuar ditën e djeshme se publikimi i fotove ‘online’ nuk do të jetë më aq i thjeshtë sa me parë.

Në këtë mënyrë përdoruesit e intrenetit duhet të sigurojnë lejën e një fotografi dhe më pas publikimi i tyre

“Publikimi në një faqe interneti i një fotografie që mund të gjendet lirshëm në një faqe tjetër, e cila ka mirëkuptimin e autorit, kërkon një autorizim të ri nga ai autor”, thuhet në deklaratën e gjykatës më të lartë të Bashkimit Europian.

Gjithashtu gjykatës i është kërkuar të merret vendimi mbi një çështje në Gjermani, ku disa nxënës të gjimnazeve kishin shkarkuar dhe përdorur një foto për një projekt shkollor, ku kjo foto edhe ishte publikuar në internet në faqen zyrtare të shkollës.

Fotografi ishte ankuar pasi i ishte shkelur e drejat e autorit, ku ky i fundit kishte dhënë leje vetëm për faqet e udhëtimeve të përdorinin fototo e tij.

Në këtë mënyrë gjykata vendosi në favor të fotografit, duke u mbështetur në faktin se janë shkelur të drejtat e autorit.

“Gjykata pohon se, në varësi të përjashtimeve dhe kufizimeve të shtruara në atë direktivë, çdo përdorim i një vepre nga një palë e tretë pa pëlqimin paraprak të autorit, duhet të konsiderohet si shkelje e të drejtave të autorit të asaj vepre”.

(E.V/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here