Mbytet 70-vjeçarja në Velipojë. Pushuesit tentojnë ta rikthejnë në jetë.

0
1084

Një e moshuar rreth 70 vjeçe është mbytur në det në plazhin “Ada” në Velipojë. Dyshohet se gruaja ka pasur një problem me zemrën dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Ndonëse jo në territorin e tyre, vrojtuesit e një resorti privat i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Por pushuesit kanë deklaruar se ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka bërë që gruaja të ishte pa puls në momentin kur kanë mbërritur bluzat e bardha.

Pushuesit duken të tronditur dhe dëgjohen thirrjet e disa grave. Për disa çaste ata i bëjnë masazh zemre por pa mundur ta rikthejnë në jetë gruan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here