Dënimi i fundit me varje në Shqipëri ndodhi në vitin 1992

0
3204

Ngjarja e djeshme me 8 persona të vdekur është cilësuar si një ndër më makabret në 30 vitet e fundit. Shumë njerëz kanë kërkuar dënim me vdekje për autorin, Ritvan Zykën, ndërsa të tjerë thonë se ai duhet varur apo i duhet prerë mishi me thikë.

Por një ngjarje e të tilla përmasave, me 5 persona të një familjeje, përfshirë edhe një foshnjë, u vranë nga dy vëllezër hajdutë, të cilët kishin shkuar për të vjedhur në banesë, ka tronditur shumë vite më parë qytetin e Fierit.

Bëhet fjalë për vëllezërit nga fshati Libofshë, Josif dhe Dritëbardh Çuko, të cilët shkuan për të vjedhur në familjen Puto, ku pasi vranë një çift bashkëshortësh, vjehrrën e vjehrrin, nuk e kursyen dorën edhe ndaj vajzës së mitur disa muajshe të çiftit.

Vëllezërit hajdutë u dënuan me varje dhe u lanë për disa orë në mes të sheshit të fshatit, për tu bërë shembull për të tjerët.

Ngjarja më 29 maj 1992

Sipas raportit të shënuar në policinë e Fierit: Pak pas mesnate, kur ora shënonte 00:45 minuta, në banesën e familjes Puto, autorët kanë hyrë nëpërmjet dhomës ku flinte vogëlushja 8- muajsh, Mardalena. Dritares i kanë përthyer hekurat dhe xhamin e saj e kanë hequr me mjeshtëri, me qëllim hyrjen në brendësi të banesës pa bërë zhurmë.

Si fillim, pa kërkuar asnjë shpjegim, vrasësit kanë gjuajtur me një sëpatë mbi 30-vjeçarin Agim Puto, djali i vogël i familjes, që kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar për afro 1 vit.

Më pas, vrasësit godasin po me sëpatë mbi bashkëshorten e Agimit, vetëm 25 vjeçe, e cila, sipas policisë, ka ndjerë zhurmat dhe ka dalë nga dhoma, por është qëlluar me sëpatë, duke vdekur me dorën mbi ballë, për t‘u mbrojtur nga goditja.

Autorët, të pakënaqur me dy viktimat, lanë dhomën e çiftit të ri që vdiq dhe i drejtohen asaj të të moshuarve. Lidhin plakën Zenepen dhe përleshen me plakun, Petritin. Pas sigurimit për vdekjen e të moshuarit, ata i rikthehen sërish Zenepes.

Policia dyshon se vrasësit kanë ushtruar presion dhe tortura mbi gruan e moshuar, me qëllim që ajo të tregonte se ku ishin fshehur sendet me vlerë, që familja i kishte trashëguar, si dhe kursimet e të birit. Hezitimi i kësaj, si dhe lënia në dorë të vrasësve e valixhes së vetme me sende të shtrenjta, që babai i Zenepes kishte sjell përpara shumë vitesh nga Egjipti, ka bërë që vrasësit ta lënë në grahmat e fundit të jetës.

Qarja e foshnjës në mënyrë të vazhdueshme, bëri që autorët të shkojnë në dhomën ku ajo flinte dhe pas goditjes me thikë në qafë i përdrodhën kokën.

Agimin e ditës pasardhëse, Mitat Puto, djali i madh i familjes, që jetonte në shtëpinë ngjitur, hyri në shtëpi dhe u përball me skenën e llahtarshme. Ai ka parë në fillim nënën, që ishte mbuluar nga gjaku dhe ndodhej e shtrirë në korridor, ndërsa në të gjithë banesën muret e tavanet ishin gjakosur.

Zenepja vdes gjatë udhës për në spitalin e Fierit, rreth dy orë pas ngjarjes. Ndërsa vogëlushja tetëmuajshe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ekspertizat mjeko-ligjore të asaj kohe, të cilat janë dokumentuar të gjitha, kanë nxjerrë se çifti i bashkëshortëve, Agim dhe Rajmonda Puto, vdiqën në vend pas goditjes. Ndërkohë, policia saktësoi se katër viktimat me moshë të madhe, përjashto vogëlushen tetëmuajshe, kishin shenjën e thellë të goditjes me sëpatë në mes të ballit. Kjo nuk u arrit kurrë të shpjegohej prej organeve policore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here