Erdogan thirrje turqve: Shisni eurot dhe dollarët

0
770

President Tayyip Erdogan sot kritikoi SHBA për kërcënime ndaj Turqisë, pasi Presidenti Trump dyfishoi dje tarifat ndaj importeve turke.

Duke folur sot para përkrahësve të tij, në qytetin Unij, Erdogan tha se është për të ardhur keq që SHBA zgjedhin para Ankarasë, aleatit të tyre strategjik në NATO, pastorin Andrew Brunson, ndaj të cilit Turqia ka hapur proces gjyqësor nën akuzat për terrorizëm.
Ai përsëriti një thirrje të mëparshme ndaj popullit turk, që të japë ndihmën e tij, që lira turke e zhvlerësuar të fitojë, siç u shpreh ai, “luftën e pavarësisë”.
SHBA dhe Turqia kanë patur marrëdhënie të tensionuara kohët e fundit lidhur me disa çështje, si Siria, ambicia e Turqisë për të blerë sisteme të mbrojtjes nga Rusia dhe rasti i pastorit amerikan, të ndaluar në Turqi.
Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here