Vllaznia emëron trajnerin dhe drejtorin sportiv

0
647

Klubi i Vllaznisë ka hedhur një tjetër hap drejt organizimit të përgatitjeve për të garuar në Kategorinë e Parë, ku ra pas shumë vitesh. Kështu pasi zyrtarizoi Suad Licin si administrator, sot ka përzgjedhur edhe trajnerin e skuadrës dhe drejtorin sportiv.

Kështu hasan Lika do të jetë timonieri i kuqebluve për sezonin e ri, me synimin e vetëm, të rikthejë skuadrën sërish në elitë.
Tekniku durrsak vjen pas një eksperience shumë pozitive me Luftëtarin në Katëegorinë Superiore dhe do të provojë të sjellë suksesin edhe në Shkodër.
Sa i përket drejtorit sportiv, u përzgjodh Ergin Firat, i cili kandidonte edhe për postin e trajnerit gjithashtu.
Kujtojmë që muajin e kaluar me klubin shkodran plasi humori, pasi bëri thirrje në Facebook, për të aplikuar për dy pozicionet e lartpërmendura.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here