Jashtë podiumit në Europian, Gega nuk e fsheh zhgënjimin

0
419

Atletja shqiptare Luiza Gega bëri një paraqitje fantastike në finalen e 3.000 metrave me pengesa për femra, në Europianin e zhvilluar në Berlin, por gjithsesi nuk arriti dot të shpërblehej, pasi mbeti jashtë podiumit në këtë garë.

Atletja 29-vjeçare e mbylli garën në vendin e katërt, edhe pse ishte gjatë të gjithë kohës në vendet e para dhe në luftë për të siguruar një vend në podium, duke u dorëzuar vetëm në çastet e fundit të garës.

Vet Luiza Gega, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehu keqardhjen për këtë garë, ku ajo priste të merrte diçka më shumë.

“Kampionati Europian i Berlinit u mbyll me vendin e katërt, edhe pse luftova deri në fund për medalje. Isha kaq afër, por nuk arrita dot ta marr. Të them të drejtën jam e mërzitur, sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve, por fati nuk ishte me mua sot”, shkruan Luiza Gega.

Por, Luiza Gega, ashtu sikurse e theksoi edhe vet, ka shumë arsye për të qenë krenare. Paraqitjet e saj gjatë këtij viti kanë qenë fantastike, pasi përveç medaljes së artë të fituar në 3.000 metra me pengesa në Lojërat Mesdhetare, ajo ka vendosur edhe rekord kombëtar.

Luiza Gega thekson se ndihet në formë dhe më e fortë sesa kurrë, për kompeticionet që janë në javët e muajt e ardhshëm të vitit 2018.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here