Shkenca sapo e konfirmoi: Një partner grindavec i bën mirë shëndetit tuaj!

0
307

Martesa me partnerë “acarues” dhe grindavec në dukje mund të jetë e vështirë por studimet e kohëve të fundit nuk e mendojnë kështu.

Sipas një studimi të kryer në universitetin e Miçiganit në Shtetet e Bashkuara është zbuluar se nëse jeton në një ambjent me një partner grindavec” ka më pak gjasa të jeni të prekur nga diabeti ose sëmundjet që lidhen me stilin e jetesës.

Dr. Hui Liu i Universitetit të Miçiganit bashkë me ekipin e tij të studiuesve monitoroi shëndetin e 1,228 njerëzve të martuar gjatë një periudhe pesëvjeçare. Ai deklaroi se “Studimi sfidon hipotezën tradicionale që marrëdhënia negative martesore është e dëmshme për shëndetin”. Mjeku gjithashtu inkurajon ekspertët e familjes që të bëjnë dallimin mes burimeve të ndryshme dhe faktorëve që mund të matin cilësinë e martesës, pasi në disa situata, provokimi është shërim për një person. Kjo nuk do të thotë ta ekzagjerojmë. Ama nëse partneri/ja juaj grindet përse nuk i keni hedhur rrobat e palara në kosh, merreni me sportivitet dhe shikojeni si një “ilaç” natyral, që mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here