Kjo do të jetë makina juaj e rrallës

0
317

Apple ka kohë që po punon për të krijuar një makinë autonome. Kompania ka punësuar një numër të madh inxhinierësh nga më të mirët në botë për të realizuar projektin. Tani duket se ata sapo gjetën lider-in që iu duhej dhe produkti mbase nuk është shumë larg.

Doug Field, ish shefi i projektimit tek Tesla është rikthyer tek Apple. Kthimi i tij konfirmon atë që thamë më lart. Apple po mendon për makina komerciale autonome dhe koka e zhvillimit të tyre sapo ka mbërritur.

Edhe pse Field mund të zgjidhë problemet e projektimit, duhet që të shohim se si kompania me qendër në Cupertino CA do të veprojë për të prodhuar mjetet. Mbase ata do të bashkëpunojnë me ndonjë prodhues klasik si General Motors ose Ford, mbase do të krijojnë fabrikat e veta po si Tesla. Gjithçka mbetet për tu parë dhe makina e tyre e parë pritet që të dalë në vitin 2020(që në terma indisttrial nuk është shumë larg).

 

appleletjlkafdaiojfiaqrjkcar.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here