Reagon gazetari ne lidhje me ngjarjen..

0
323

Gazetari i Star Plus Tv në Shkodër , Sokol Dema ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Facebook ku shprehet per tragjedine e Xhenovas dhe asaj te 10 Gushtit ne Selenice te Vlores, por ka dhe dy fjale per Kryeministrin Rama..

Ja statusi i plote
Tragjedia në Genova është e vërtetë që na copëtoi zemrën të gjithëve. Padyshim, 37 jetë të humbura janë një dramë e madhe, sidomos kur në mesin e tyre janë dy shqiptarë. Pajtohem me Kryeministrin.

Por, ndoshta, tragjedi dhe dramë më e madhe për ne shqiptarët ishte edhe masakra e 10 gushtit në Vlorë ku mbetën të vdekur 8 persona të një gjaku, të ekzekutuar me kallashnikov. Është ajo masakër që ky kryeministër nuk i kushtoi asnjë fjalë, absolutisht asnjë. Ndërsa pa sehir të gjithë dhimbjen që çdo njeri me logjikë dhe dhembshuri në këtë vend e vuajti këtë ngjarje.

Ky nuk mund të jetë kryeministër vetëm për sytë e botës, për lapsat me tre ngjyra të Parisit, për atletet Adidas që na kanë marrë fytyrën në mbarë botën. Aq më pak për çitjanet Yohjiyamamoto. T’i thotë dikush se është Kryeministër i Shqipërisë dhe të thyej furçat e pikturave se la nam.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here