Skandali më i madh në botën krishtere. Mbi 300 priftërinj abuzuan seksualisht me fëmijë

0
1019

Priftërinjtë kanë ngacmuar më shumë se 1000 fëmijë, bazuar në një aktgjykim të publikuar nga Gjykata Supreme e Shtetit, në Pensilvania. Dhjetëra priftërinj kanë dalë para Gjykatës dhe shumica e tyre e kanë pranuar fajin.
“Më shumë se 300 priftërinj kanë kryer abuzime seksuale në Pensilvania ndaj më shumë se një mijë fëmijëve”, thuhet në aktgjykimin e publikuar të martën.
Raporti prej 900 faqe është rezultat i hulumtimit më të madh amerikan mbi abuzimet seksuale në Kishën Katolike. Në detaje të dhimbshme përshkruhen se si për dekada të tëra kishat më të fuqishme në botë kanë fshehur abuzimet dhe vuajtjen e fëmijëve.
“Ka pasur raportime të tjera për abuzim seksual me fëmijët brenda Kishës Katolike”, thuhet në raport. “Por, kurrë në këtë nivel. Shumë nga ne kemi dëgjuar histori që kanë ndodhur në vende të tjera, por tani e dimë të vërtetën, kjo ka ndodhur çdokund”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here