Atletico Madrid “leksion” Realit, fiton Superkupën e Europës

0
224

Atletico Madridi fitoi për herë të tretë në histori Superkupën e Europës.

Skuadra e Simeones mundi 4 me 2 në kohën shtesë Realin e Madridit. Supersfida e luajtuar në Talin të Estonisë dhe e transmetuar eksluzivisht në Vizion Plus dhuroi shumë emocione.

Atletico kaloi që në fillim në avantazh me Diego Kosten, por Reali përmbysi shifrat me anë të Benzma dhe Sergio Ramos me 11 metersh.

Megjithate Diogo Kosta, rivendosi ekuilibrat duke e cuar sfidën në shtesë.

Skudara Los Kolçoneros ishte perfekte në shtesën e parë duke shënuar dy gola me ane te Saul Nigez dhe Koke.

Atletico e nis mbarë sezonin ndërsa Reali tregoi se pa Ronaldon do të ketë shumë probleme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here