Bukë me vete në plazh? Shqiptarët kanë turp: Ata që marrin, të pushojnë në mal! (Video)

0
378

Vite më parë të bëje pushime në Shqipëri ishte shumë më ndryshe se sot. Teksa gjatë kohës së komunizmit tre ishin elementët të cilët nuk mungonin asnjëherë, çadra me vete, radio e famshme “Iliria” dhe sigurisht buka me vete.

Ndërsa sot, duket se shqiptarët nuk preferojnë të marrin asnjë prej tyre kur shkojnë në plazh. Edhe pse që me fillimit e sezonit turistik, të gjithë ankohen për çmimet e larta në restorante, kafene, apo edhe te shezlonet, përsëri shqiptarët kanë turp të marrin bukë me vete.

“Kush e merr bukën me vete, nuk është plazh ai?! Normal që është turp, bukë në plazh, ku është parë kjo gjë. Ti ke shkuar të bësh plazh apo të marrësh bukë prej shtëpisë. As nuk mund t’i imagjinoj t’i shoh të tjerët, e jo me të marr unë vetë. Ata që e marrin bukën me vete, të shkojnë në ndonjë mal dhe ta bëjnë atje plazhin. Nuk ka vend aty për ta marr bukën nga shtëpia. Nëse nuk ka lekë le të rrijë në shtëpi.”

“Bezdi janë ato ushqimet me vete, kështu që më mirë të ulem në restorant dhe të ha atje. As nuk bëhet fjalë të kem marr ndonjëherë bukë me vete.”

“Kur shkojmë më pushime hamë në restorant. Madje edhe ata që hapin ushqime aty te shezlonet, nuk më pëlqen, nuk jam dakord ta bëjnë sepse nuk është e këndshme.”

“Ka andej, nuk ka arsye pse ta marr me vete. Na prishet rrugës.”

Të pakët janë ata qytetarë të cilët thonë se e marrin bukën me vete kur shkojnë në plazh. Kjo për arsye sepse në këtë mënyrë edhe ushqimet janë më të sigurta, por edhe kursejnë më tepër.

“Kemi pasur ditë që i kemi marr me vete, si në të gjitha plazhet publike në botë. Sidomos kur ke edhe mamanë, pasi dora e mamit është më e mirë se ajo e kuzhinierit.”

“Edhe unë e kam marr me vete, tostin për shembull, është shumë normale. Dhe nuk ka asgjë për turp.”

“Shqiptarët janë pak të varfër. Unë shkoj me mamin dhe marr gjëra të skuqura edhe ndonjë simite.”/TiranaToday

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here