E pabesueshme/ njerëzit po kryejnë operacione plastike për t’u ngjarë filtrave të Snapchat!

0
323

Nëse keni celular, me siguri e keni përdorur për të shkrepur një foto me filtër Snapchat-i apo Instagrami, – ose dhjetëra.

Në fillim duket e padëmshme dhe argëtuese. Shumë prej jush ndoshta kur keni parë sa të lezetshëm dukeni më filtrin e qenushit keni dëshiruar të ringjalleni si të tillë në jetën tjetër. Por doktorët po paralajmërojnë një trend të ri: ndërhyrje estetike për t’u ngjarë versionit të filtruar të vetes së tyre.

Këta të fundit e kanë quajtur trendin “Snapchat Dysmorphia,” sipas gazetës së profilizuar mjekësore JAMA.

“Ky është një trend alarmues sepse shpesh këto filtra prezantojnë një look të paarritshëm dhe pacientët po humbasin realitetin duke u përfshirë në fantazi,” shkruan artikulli i përgatitur nga Universiteti i Mjeksisë së Boston.

Gjithsesi, për të qenë më të qartë, njerëzit nuk po kërkojnë veshë kafshësh apo kurora lulesh, por buzë më të trasha, hundë më të hollë, sy më të mëdhenj dhe nofulla më të ngushta.

Autorët besojnë se Snapchat Dysmorphia është një formë e çrregullimit dismorfik të trupit, një çrregullim i imazhit trupor kur pacientët fiksohen me një pjesë të trupit që nuk u pëlqen ose më një difekt që mendojnë se kanë. Njerëzit me këtë çrregullim fiksohen me këto defekte aq shumë sa i ndalon të funksionojnë normalisht gjatë ditës, dhe kërkojnë kirurgji për t’i ndrequr defektet që në të vërtetë, nuk i kanë.

Sipas shkrimit, kirurgët raportojnë se 55% e pacientëve kërkojnë një pamje që të duken më bukur në selfie. Ndërhyrjet më të zakonshme janë rinoplastika (rregullimi i hundës), transplanti i flokëve dhe procedura e qepallave të syve./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here