Pelegrinazhi në Mekë, ndryshime drastike

0
313

Rreth 1,9 milionë pelegrinë kanë mbërritur nga të katër cepat e botës, duke nisur nga sot pelegrinazhin më të madh të përvitshëm në Mekë. Ai që po merr një dimension gjithnjë e më shumë high-rech me një rritje të aplikacioneve të celularëve për t’i ardhur në ndihmë besimtarëve. Haxhi, një nga pesë shtyllat e fesë islame, po zhvillohet ndërsa Arabia Saudite, një mbretëri ultrakonservatore po përjeton ndryshime të paprecedenta. Për të patur lehtësira në këtë ngjarje gjigante, pelegrinët do të përfitojnë nga një numër në rritje i aplikacioneve, në gjuhë të ndryshme, në telefonat e tyre celularë. Ndërkohë grave u lejohet gjithashtu të nisin pelegrinazhin që nga muaji qershor, por autoritetet janë në të njëjtën kohë mjaft të vendosura përballë çdo zëri disident. Ritualet do të zgjasin deri të premten madje në temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius. Sakaq ende ka qindra mijëra pelegrinë që po i drejtohen qytetit të shenjtë të Mekës, ku grupet mbajnë ngjyra të ndryshme sipas vendit të tyre, për të mos humbur në mesin e turmës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here