Shqiptarët kur pushojnë jashtë nuk kursehen aspak

0
273

Shqiptarët kur bëhet fjalë për të pushuar jashtë shtetit janë shumë dorëlëshuar. Sipas INSTAT, një turist shqiptar shpenzon mesatarisht gjatë një udhëtimi për pushime 262 euro dhe kalon jashtë vendit për pushime mesatarisht 5.7 ditë. Kur udhëtojnë në vendet e Europës Perëndimore, shqiptarët shpenzojnë më shumë sesa mesatarja Europiane.

Për në Gjermani, ku mesatarisht qëndrojnë 10.9 ditë, shpenzimi mesatar është 496 euro, ose 47% më shumë se mesatarja europiane. Sipas Eurostat, vetë gjermanët për pushime jashtë vendit të tyre shpenzojnë mesatarisht 443 euro për udhëtim.
Ndërsa në Itali, qëndrimi mesatar i shqiptarëve është 9.6 ditë me një shumë mesatare prej 442 eurosh. Vetë italianët kur ikin jashtë shpenzojnë 360 euro për udhëtim dhe kuptohet se dhe italianët i kalojmë. Gjithësesi vendi më i preferuar për pushuesit shqiptarë është Greqia, ku mesatarisht pushuesit kalojnë 5.6 natë qëndrimit dhe shpenzojnë mesatarisht për udhëtim 258 euro.
Në vend të dytë është Italia, e cila ka qenë destinacion për 20% e turistëve që kanë zgjedhur të pushojnë jashtë, më pas vjen Kosova, Mali i Zi dhe në fund Maqedonia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here