‘Dump phone’ sfidon spartphone-ët, njerëzit po i blejnë si një mënyrë për tu arratisur nga realiteti [FOTO]

0
297

Një person e përdor të paktën një herë në 12 minuta telefonin e tij dhe 78% të intervistuar kanë raportuar se nuk rrinë dot larg telefonave të tyre

Të dhëna të cilat ekspert e shëndetit i kanë konsideruar alarmante.

Sipas Dr Daria Kuss shoqëria moderne po drejtohet ndaj varsisës teknologjike dhe kjo nuk është diçka e mirë pasi ky fenomen bëhet shkaktar për shumë sëmundje të ndryshme mendore si stresi, depresioni dhe në rastin me të keq, alzheimer.

Megjithatë kush e kishte menduar që në këtë nivel të zhvillimit të telefonave, njerëzit do lodheshin prej tyre dhe do zgjidhnin telefonat me buton?

s3-news-tmp-56351-untitled_design-1_copy_2--2x1--940.png

Duket e pazakontë por është e vërtet dhe këtë gjë e tregojnë të dhënat e fundit të shitjeve ndërkombëtar.

Vitin e kaluar shitjet e smartpohneve u rritën me 2% ndërsa e telefonave me buton që ndryshe njihen si ‘dumb phone’ u rritën me 5%, pra 3% më shumë..

Ky fenomen i ri me të cilën po përballet shoqëria, shpjegohet nga ekspertët se njerëzit po ndihen të lodhur nga jeta e mbingarkuar me rrjete sociale.

Ata po i shohin ‘dumb phone’ si një mënyrë arratisje nga realiteti drejt qetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here