Turjan Hysko revolohet keq fare me realitetin shqiptar dhe me të drejtë: Mos u skandalizoni kur…[FOTO]

0
352

Dëshira për të lexuar po zhduket gjithmonë e më shumë dhe kjo tashmë është një fakt i vërtetë. Këtë e tregon më së miri një sondazh i realizuar së fundmi nga “Monitor”, sipas të cilit, rreth 1 milionë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar,

Moderatori i njohur Turjan Hysko ka marrë shkas nga ky sondazh i bërë mbi librin për të bërë një thirrje drejtuar gjithë shqiptarëve dhe sidomos të rinjve. Sipas tij, çorbën po e gatuajmë vetë duke promovuar modele të shëmtuara.

Reagimi i plotë

“Libri është në ditën e tij më të keqe. Dija është e vetmja rrugë për një shoqëri të emancipuar. Ne si shoqëri po ndërtojmë analfabetë krenarë përditë dhe kjo është një minë me sahat që shumë shpejt do shpërthejë. Mos u skandalizoni kur dëgjoni për luftë me sëpata, kallashë apo antitanke! Mos u skandalizoni kur vriten për një ngritje vetulle!

Mos u skandalizoni kur rrihen nga burrat e nuk thonë asnjë llaf. Mos u skandalizoni pse e shohim të ardhmen tek 1, X, 2! Mos u skandalizoni kur s’dinë të shkruajnë as emrin! Mos u skandalizoni kur i mbushim hundët me kokainë që 15 vjeç!

Mos u skandalizoni që të gjithë kanë model një me Lamborgini, doktor shkencash në Medellin të Kolumbisë! Mos u skandalizoni që pothuajse nuk do kemi më një rini të që do muzikën e bukur, sportin, zanatin apo familjen! Çorbën po e gatuajmë vet duke promovuar modele të shëmtuara”.

tur.jpg

n.jpg

ka.jpg

asn.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here