Konsumi i alkoolit, çfarë mund t’i bëjë shëndetit tuaj

0
410

Shumë prej nesh pëlqejnë të konsumojnë ndonjë gotë alkool, por janë të shumtë edhe ata që pinë shumë.

Në të gjithë botën, çdo person mbi 15 vjeç, konsumon 13.5 gramë alkool të pastër çdo ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Duke marrë në konsideratë se afro gjysma e botës nuk pi fare, kjo bën që gjysma tjetër ta teprojë pak. Ndërsa shumica preferojnë likeret, amerikanët preferojnë birrën.
Por, këta të fundit janë pesha të lehta për sa i takon konsumit të alkoolit bazuar në të dhënat e OBSH. Vendet e evropës lindore si Lituania, Bjellorusia, Çekia, Kroacia dhe Bullgaria, kryesojnë renditjet.
Në fakt, për sa i takon sasisë së alkoolit që konsumohet nga mbi 15 vjeçarët, SHBA renditet e 36, Austria e gjashta, Franca e nënta dhe Irlanda e 15 ndërsa Britania e Madhe e 18.
Vendet Arabe të Lindjes së Mesme, janë ato që konsumojnë më pak alkool, kjo edhe për shkak të besimit të tyre fetar. Ndërkohë, konsumi i alkoolit sipas ekspertëve, shkakton një sërë problemesh.
Edhe nëse nuk je i shqetësuar nga kilogramët e tepërt, mund të shokohesh nga numri i kalorive boshe që merr nga konsumi i alkoolit.
Vetëm një birrë e lehtë, sjell rreth 100 kalori, shoqëruar kjo në një plan afatgjatë me kilogramë tepër. Konsumi i alkoolit sipas ekspertëve është i lidhur edhe me një rrezik të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, rritje të presionit të gjakut, dëmtim të veshkave etj dhe sipas disa studimeve, edhe një gotë alkool në ditë mund të shkurtojë jetën.
Ndërkohë që alkooli ka lidhje edhe me diabetin e mund të ndikojë tek humori dhe memoria.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here