Duhanpirja ves në rritje i shqiptarëve! Jemi ndër vendet e para në botë…

0
218

Duhani është një nga shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve të rënda dhe vdekjeprurëse, por shumë qytetarë edhe pse i dinë pasojat vijojnë ta konsumojnë. Edhe shqiptarët faktkeqësisht janë ndër të partë në botë për konsumim të duhanit. Tobaccoatlas.org rendit vendin tonë të gjashtin në botë për konsum të lartë të cigareve për frymë. Një shqiptar mbi 16 vjeç konsumon në një vit mesatarisht 2.492 cigare.

Në Ballkanin Perëndimor më shumë cigare në vit konsumojnë maqedonasit dhe në vend të dytë shqiptarët.
Sipas tobaccoatlas.org konsumin më të ulët të cigares në rajon e ka Mali i Zi me 1.101 cigare për frymë. Më pas renditet Bosnje dhe Hercegovina ku konsumi i cigares është 1767, e ndjekur nga Serbia me 1899 cigare.
Në të gjithë botën është përllogaritur se janë konsumuar rreth 5.7 trilionë cigare në një vit.
Sipas analizës së kryer nga tobaccoatlas.org. konsumi i lartë i cigareve lidhet më shumë me vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, pra ata pijnë më tepër.
Vendi me konsumin më të lartë të cigares në botë është Andorra, ku sipas të dhënave konsumi i cigares për popullsinë mbi 16 vjeç është 6.398 cigare për frymë në vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here