Këngët e bukura shkodrane pushtuan Amfiteatrin e Tiranës mbrëmjen e kaluar.

Artistët e mëdhenj të këngës shkodrane Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali erdhën së bashku me artisët e rinj të qytetit, ku sollën një mbrëmje të paharrueshme për publikun dhe qytetarët e Tiranës.

Reportori i larmishëm i këngës qytetare Shkodrane ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit. Në këtë koncert interpretuan orkestra, grupi i valleve së bashku me grupin “Karajfilat e Shkodrës”, nën koreografinë e Aldo Nikës dhe nën drejtimin artistik të Andi Unazës.

Kjo mbrëmje ishte nën kujdesin e Bashkisë Tiranë, Agjencisë së Parqeve dhe Reakreacionit, si dhe shoqatave kulturore.