Frazat që duhet të përdorni kur fëmija nuk ju dëgjon.

0
140

Fëmija jonë është pasqyra jonë. Të vegjëlve tanë duhet ti flasim më qetë, siç do donim të na flisnin ne. E di që është me e lehtë ta thuash sesa ta bësh dhe gjatë viteve kam përqafuar moton e ‘’progresi mbi perfeksionin’’.

Frazat pozitive që ne duhet të përdorim janë si më poshtë:

“Çfarë duhet të mbash mënd?”

Bëj pak pushim nga fraza ‘’kujdes!’

Shëmbulli: “Çfarë duhet të mbash mënd kur të luash te parku? Apo “të lutem lëviz avazh si një breshkë e kujdeshme kur hipën te ajo lodër.”

“Të lutem fol me zë të qetë”

Bëj pushim nga frazat ‘’mos bërtit!” apo “pusho!”

Shëmbulli: “Të lutem fol qetë apo fol me zë të ulët (dhe thuaje dhe ti këtë me zë të ulët). Apo ‘’Mua më pëlqen shumë kur ti këndon por që të përdorësh zërin kaq lart duhet të jemi jashtë jo në një ambient brenda.”

“Do ta bësh vetë apo ke dëshirë që unë të të ndihmoj?”

Bëj pushim nga fraza ‘’të kam kërkuar tre herë, ta bësh tani!”

Shëmbulli: “erdhi koha për tu larguar, dëshiron ti veshësh vet këpucët apo ke nevojë që unë të të ndihmoj? Apo ‘’Dëshiron të ulesh vetë në makinë apo të të vëj unë lart.”

“Çfarë mësove nga gabimi që bëre?”

Bëj pushim nga fraza si ‘’turp të vijë” apo “ti di më mirë”

Shëmbulli: “Çfarë mësove nga gabimi që bërë?” apo “çfarë mësove dhe si do e bësh ndryshe herën tjetër,që të mos kesh telashe?

“Të lutem…”

Bëj pushim nga fraza si “Mos!” apo “Mjaft!”

Shëmbulli: “të lutem trajtoje më me kujdes qenin” apo “të lutem vendosi këpucët në raftin e tyre.”

“Do të lëvizim tani apo pas 10 minutash?”

Bëj pushim nga fraza si “duhet të lëvizm…tani!”

Shëmbulli: “Doni të lëvizim tani apo do luani dhe 10 minuta e pastaj të ikim?”

“Ndalo merr pak frymë , qetësohu dhe tani më thuaj se çfarë dëshiron.”

Bëj pushim nga fraza ‘’Mjaft u ankove.”

Shëmbulli: “Le të ndalojmë e të qetësohemi e të tentojmë të kuptohemi.”

“Të gjithë kemi nevojë të qajme herë pas here.”

Bëj pak pushim nga fraza si “mos u bëj si bebe” apo “Mos qaj”

Shëmbulli: “Nuk ka asnjë gjë të keqë të ndihesh i trishtuar herë pas herë, mua do më kesh pranë nese ke nevojë për mua. Unë kam besim tek ti dhe e di që do qetësohesh.

“Unë kam besim tek ti, dhe do të mbështes”

Bëj pushim nga fraza shpëtuese si: “E rregulloj unë këtë” apo “Përse duhet të bëj cdo gjë për ty”

Shëmbulli: “E shoh që kjo është e vështirë për ty, unë kam besim që ti do ja dalësh. Unë do të mbështes nëse ke nevojë për ide sesi ta zgjidhësh këtë situatë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here