Usain Bolt shënoi dy herë në ndeshjen e tij të provës për ekipin e Ligës A me Central Coast Mariners duke rritur shancet e ëndërrës së tij, për të qenë një lojtar profesionist futbolli.

Njeriu më i shpejtë në botë, hyri në lojë për 20 minutat e pjesës së dytë duke e bërë më të thjeshtë fitoren e ekipit 4-0.

“Mendoj se bëra disa gabime të vogla, por jam i lumtur që mu dha mundësia dhe jam krenar për veten time”- Bolt tha për Fox Sports. “Të shënosh gol në ndeshjen tënde të parë të jetës ishte një ndjesi e mirë dhe diçka e madhe për karrierën time.”

Bolt tregoi një performancë të mirë, por atij i duhet ende shumë punë për të nënshkruar një kontratë me ndonjë ekip të Ligës A dhe ai është i përqendruar për t’ja arritur.