Rama tha se nuk e njeh, deputeti e injoron: Të kam bërë diagnozën si mjek, por etika nuk ma lejon!

0
307

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë’ , kryeminstri Edi Rama tha se nuk e njihte deputetin e PD-së, Bardh Spahia. Ndërkaq për Spahinë deklarata e Ramës është pozitive sepse kryeministri njeh vetëm kriminelë dhe jo njerëz të ndershëm. Deputeti nuk ngurron t’i përmendë edhe babain e tij kryeministrit Edi Rama, dhe teksa e cilëson si një mbetje të komunizmit, ai shprehet se kryeministri është shkaktari i largimit të gjysëm milion shqiptarë nga vendi.

“Që ti s’më njeh mua është nder për mua e në rastin më optimist turp për ty që s’njeh një nga deputetet e parlamentit te vendit që ti rrenon, vjedh, abuzon dhe turpëron. Ti nuk më njeh se ti njeh vrasës, përdhunues, trafikantë njerëzish e narkotikesh, hajdutë, servila dhe antishqiptar brenda e jashtë vendit tone. Por unë dhe cdo shqipetar i ndershëm dhe që e do vendin e vet të njohim mirë.

Të njohim si djalin e nje firmosësi të urdhërit të varjes se një shqiptari të mire e patriot. Të njohim si mbetje e një sistemi të urryer nga shqipetaret e mire e kombdashes, të njohim si shkaktarin e largimit të gati gjysëm milioni bashkatdhetaresh gjate sundimit tend, të njohim si shitësin e trojeve tona, të njohim si vasalin e krimit, të njohim si ai që ulërinte me të madhe mos hiqni vizat për shqipetarët, të njohim edhe si nje artist të deshtuar të pa larë e të pa ditur. Si mjek mund të të beja edhe një diagnoze personale tënden por ateherë do isha duke folur për një pacient dhe etika profesionale nuk ma lejon ta bëj këtë publikisht”, shkruan deputeti shkodran në reagimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here