Artistët që po lejnë gjurmë në botë sot janë mbledhur nën moton “Tok së bashku për Skënderbeun” në Romë.

Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Elhaida Dani dhe Ermal Meta tashmë janë ngjitur në skenën e teatrit “Argentina” në Itali, për të interpretuar këngë të njohura shqipe e në gjuhë të tjera. Të gjithë së bashku ata janë bashkuar për interpretimin e këngës “Lule borë”.