Është shqetësues fakti se në Shqipëri ka filluar të kremtohet nga Qeveria e Edi Ramës 29 Nëntori, si ditë e “çlirimit” të Shqipërisë, duke e sfiduar dhe duke e lënë në hije Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin.

Festa e Flamurit, 28 Nëntori festohet në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, si dhe nga diaspora shqiptare gjithandej në botë.

Mirëpo, kjo festë, sipas analistit politik Nehat Hyseni është shtetërore vetëm në Shqipëri. Sepse, edhepse kjo festë kremtohet ndoshta shumë më tepër në Kosovë se sa në Shqipëri, megjithatë Kosova akoma nuk e ka miratuar atë formalisht dhe me ligj, si festë shtetërore.

“Kurse, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës, zyrtarisht nuk festohet fare dhe është ditë pune, si çdo ditë tjetër e rëndomtë. Atë e festojnë shqiptarët jozyrtarisht, por me shumë emocione e dashuri, që për nga përjetimi dhe entuziazmi, ia kalon ndoshta edhe Shqipërisë dhe Kosovës.

Prandaj, kjo është një dëshmi e pakontestueshme se shqiptarët janë unik dhe të bashkuar shpirtërisht e emocionalisht gjithnjë e më shumë dhe frymojnë kombëtarisht fuqishëm si një trup i vetëm, edhepse aktualisht jetojnë në pesë shtete të ndryshme në nënqiellin e Ballkanit”, thotë Hyseni.

Ai shton se, bashkimi i tyre shpirtërorë paraqet parakusht dhe shpresë se një ditë do të ndodhë edhe bashkimi shtetëror i tyre.

“Mirëpo, është shqetësues fakti se në Shqipëri ka filluar të kremtohet nga Qeveria e Edi Ramës 29 Nëntori, si ditë e “çlirimit” të Shqipërisë, duke e sfiduar dhe duke e lënë në hije Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Kështu, Shqipëria sot është e ndarë edhe në kremtim. Qeveria e të majtëve,

Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e Ilir Metës, i trishton të gjithë shqiptarët muso që janë me shijen e keqe që krijon me ndërlidhjen e kremtimit të ditës së njëjtë me Jugosllavinë e Titos dhe përvojës së hidhur që kanë

përjetuar nga terrori gjenocidal i PS të Serbisë dhe Sllobodan Millosheviqit në Serbi dhe ditëlindjes së Jugosllavisë së AVNOJ-it, të krijuar më 29 Nëntor 1943 në Jajcë, që ishte kreaturë monstruoze antishqiptare”, pohon ai.

Hyseni thekson se, Qeveria e Shqipërisë duke dashur t’i ritheksoj meritat e komunistëve dhe të Enver Hoxhës, pasues të të cilëve janë e majta shqiptare që aktualisht qeverisë Shqipërinë, për çlirimin e

Shqipërisë, nën petkun e antifashizmit, pretendon që të djathtën dhe nacionistët shqiptarë t’i diskualifikoj e diskreditoj para botës si bashkëpunëtorë të fashizmit.

“Kjo kontradiktë makabre, që pretendohet t’i imponohet Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Edi Rama sot, është e dëmshme dhe ogurzezë.

Sepse, jo vetëm që i ndanë shqiptarët brenda Shqipërisë në “çlirimtarë” dhe ballistë, ashtu si bënin komunistët serbojugosllavë me shqiptarët në ish Jugosllavi, të njëjtën gjë dhe të njëjtën porosi po e imponon

Qeveria Rama-Meta sot në Shqipëri, duke i përçarë thellë shqiptarët jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në tërë Ballkanin.

Natyrisht se nga e majta mund të ketë përfituar vetë Shqipëria e babait ideologjik të Ramës dhe Metës, Enver Hoxha.

Se çfarë fitore ishte ajo, sot e dijmë të gjithë”, pohon ai.

Prandaj, sipas tij, të gjithë shqiptarët kudo që janë, e urrejnë tmerrësisht datën 29 Nëntor, që aq shumë të këqia u solli atyre, si këndej, poashtu edhe a dej kufirit.

“Derisa data 28 Nëntor paraqet Festën më të madhe gjithëshqiptare, që simbolizon kthimin e Skënderbeut në Krujë më 28 Nëntor 1443, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, nga Ismail Qemali, 29 Nëntori u solli vetëm tmerr, terror, vuajtje dhe përvoja të hidhura shqiptarëve.

Ky është një ogur i keq i pretendimit antishqiptar të Qeverisë Rama që pretendon t’i ndaj majtistët shqiptarë sot, si pasues të komunistëve famëkeq, nga shqiptarët kudo që jetojnë dhe nga historia e tyre e shumëvuajtur, por e lavdishme kombëtare.

Andaj, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, i uroj Ditën e Flamurit, këtë festë madhështore gjithëkombëtare dhe uroj ta harrojmë sa më parë 29 Nëntorin,

këtë sa të kobëshme antishqiptare, që u solli shumë të këqija, vuajtje e persekutime të tmerrshme shqiptarëve gjithandej në Ballkan”, përfundon Nehat Hyseni.