Mund të ju duket e çuditshme por ka një plan për t’i lejuar njerëzit që të udhëtojnë në fund të Atlantikut për të vizituar Titanikun. OceanGate ofron udhëtim prej 13.000 ft nën ujë në një zhytje private të ndërtuar për herë të parë për një shumë prej (84.000) pound ose 105,129 dollarë.

Udhëtimi është i hapur për shkenctarët dhe qytetarët eskplorues dhe i gjithë udhëtimi zgjat shtatë orë në anijen e quajtur Titan. Ata kanë kryer teste të suksesshme në detin e thellenë brigjet e Bahamas.

Bashkëthemeluesi i kësaj kompanie u shpreh:

“Unë nuk mundem ta shpreh me fjalë se çfarë do të thotë kjo për mua, dhe nuk mund ta imagjinoni sa gjëra të mëdha do të vijnë dhe sa shumë do të kemi për të eksploruar në vitet që do të vijnë.”

Por vendet janë të limituara për këtë mision sepse vetëm nëntë pozicione janë të lira në çdo mision.

“Si një specialist i misionit, po ju shpjegoj se ju do të bashkoheni në zhytje me ekuipazhin e ekspeditës dhe do të keni një rol mbështetës në bordin e anijes Titan gjatë shëtitjes.