Ramazan Rragami: Hysen Zmijani solli në Shqipëri progresin e lojtarit sulmues të dalë nga mbrojtja

0
178

Vlerësimet kanë qenë të shumta për klasin e lartë që ka treguar si në rradhët e ekipit të Vllaznisë po ashtu edhe në atë kombëtar. Por, kur të vlerëson një prej specialistëve më të mirë në historinë e futbollit shqiptar siç është Ramazan Rragami, kjo merr edhe më shumë vlerë.

Hysen Zmijani është një nga emrat e mëdhenj të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, megjithatë është mjeshtri Rragami që ia perifrazon më së miri veçoritë e tij kur shprehet kështu për të:

“Hysen Zmijani ka qenë një lojtar i talentuar. Me një teknikë të klasit të lartë, shumë i zgjuar. Solli progresin e lojtarit sulmues të dalë nga mbrojtja dhe kjo ishte një risi jo vetëm për Vllazninë por edhe për ekipin kombëtar.

Nisur edhe nga konstrukti fizik por edhe nga aftësitë e tij teknike, të krijonte përshtypjen se ai nuk do plakej kurrë. Futbollist me një stabilitet të madh në lojë, aq sa kishte kampionate ku i zhvillonte thuajse të gjitha ndeshjet, pa munguar në asnjërën prej tyre. Një profesionist i vërtetë si tek Vllaznia ashtu edhe tek ekipi kombëtar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here