Pedagogu Erion Kristo i ftuar në studion e Ora News, tha se shteti shqiptar e ka la në heshtje 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit, duke e konsideruar si figurën më përbashkuese të kombit shqiptar.

Kristo: Kur s’ke shtet, do futësh duart vetë. Ndërkohë që shteti shqiptar angazhohet në mënyrë maksimale për figura kaq të ndritshme sa Ismail Qemali, një nga figurat më përbashkuese të kombit shqiptar, më përbashkues se sa Skënderbeu sepse solli në Vlorë përfaqësues nga katër anët ku kishte shqiptar. Kryeministri i parë i Shqipërisë natyrale siç do të thoshte Koço Danaj, babai i shtetit modern, u la në heshtje të plotë. Edhe këto që ju e quani ceremoni, janë gjysmë ceremoni sepse merrnin pjesë 4-5 individë të Partisë Socialiste. Në Tiranë pamë një veprimtari të vogël nga kryetari i Bashkisë dhe Presidenti. Nuk pashë që me mijëra shkolla që të nderonin atë, atë gjeni të kombit shqiptar pa të cilin ne do të ishim sot si Kurdët.