Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu ka debatuar me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit ishte i ftuar për të diskutuar për krizën politike, ndërsa duke folur për dhunën në protestën e së shtunës dhe duke e krahasuar me 21 janarin ai tha se “E mbaj mend emisionin tuaj në atë kohë sa i drejtë ka qenë”

Blendi Fevziu: Më fal, më fal… Si ka qenë?

Taulant Balla: Nuk ka qenë i drejtë…

Blendi Fevziu: Pse? Do të ta vë emisionin këtu… Do më kërkosh falje pastaj.

Taulant Balla: Për pamjet që u transmetuan…

Blendi Fevziu: Jo ne nuk kemi transmetuar pamje… Po gënjen!