Fjalët e rënda lëndojnë, ndaj të gjithë ne duhet të mendohemi mirë përpara se t’ia drejtojmë ato dikujt. Nëse një prindi do i kërkohej të matej dy herë përpara se të godiste lehtë fëmijën apo ta fyente me fjalë, psikologët janë të mendimit se është veprimi i dytë ai që duhet shmangur sepse ka pasoja më të rënda në psikologjinë e fëmijës. Sigurisht ky është një rast i mbyllyr, sepse prindërit në asnjë rast nuk duhet të godasin apo t’u drejtohen me fjalë të papërshtatshme fëmijëve. Shprehjet e gabuara ndrydhin personalitetin e fëmijës dhe këto fjalë në dukje të padëmshme mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e tij psikologjik në një hark kohor prej më shumë se 30 vitesh.
Çfarë vijon më poshtë është një listë me 4 fraza, që fëmijët dëgjojnë më së shumti, por që në të njëjtën kohë i dëmtojnë ata rëndë.
# 1 – “Ti je shumë i ndjeshëm.”
Kjo frazë përmbledh shprehje të tipit: sa qaram je, vetëm ti bën kështu etj etj Sipas psikologëve, shumë fëmijë reagojnë shpejt dhe intensivisht për çdo gjë. Me kalimin e kohës, nëse prindërit ndrydhin emocionet e fëmijëve ata nuk do të jenë më të aftë të shprehin ndjesitë e tyre. Psikologu ifëmijëve Elinor Bashe këshillon prindërit të dëgjojnë dhe të pranojnë emocionet e fëmijës, edhe në qoftë se ato nuk duken logjike.