Manchester United ka bërë mrekullinë këtë mbrëmje, me “djajtë e kuq” që kanë përmbysur disfatën 2-1 ndaj PSG-së. Mjaftoi një penallti në minutën e fundit të takimit për tu kualifikuar për në raundin çerekfinal të UEFA Champions League, me Rashford që nga pika e bardhë e penalltisë realizoi për 3 me 1. Dritën jeshile për të kaluar në raundin tjetër e hapi Romelu Lukaku, me belgun që realizoi pas 120 sekondash lojë.

Një gol që ndezi shpresën e United për të kaluar më tej. Megjithatë, për ta bërë drithëruese mendoi Dani Alves, që pak minuta më vonë realizoi golin e avantazhit. Gjithsesi, Lukaku sërish dhe Rashford në frymën e fundit përmbysën gjithçka në favor të Manchester United. Çerekfinalistja tjetër mes Portos dhe Romës do të mësohet pas shtesave, pasi rezultati i përgjithshëm mes tyre u vulos me shifrat 3-3.