Për 8 Marsin, kryeministri Edi Rama tregoi një anë tjetër të tijën. Me gratë në Fier ai zgjodhi të tregoi jo anën e tij më të fortë, oratorinë por ta lërë mënjanë këtë dhe t’i kushtohet vallëzimit. Ai ka vallëzuar me gratë për disa minuta, duke u thënë dhe të bëjnë fotografi. “Hajdeni në arenë. Duhet një muzikë për festë e protestë. Jo për të më shqyër mua por për vallëzim”, tha ai, ndërsa i ftonte gratë në vallzim.
Më parë, ai falenderoi gratë që punojnë në administratën shtetrore por edhe në sektorin privat. “Dua t’ju shpreh admirimin dhe respektin tim për gratë e angazhuara në sektorin privat, që punojnë e mbajnë një barë të dyfishtë, atë në punë dhe në familje, për të mbajtur burrat në formë për punë”, tha ai në formë batute.