Kur dalim për tu kënaqur, shpeshherë na pëlqen t’i thyejmë rregullat e të lëmë paaak nam, por dhe ky i fundit ka një limit. Nga një mori gjërash që të bezdisin 6 pikat e mëposhtme janë ato që s’duhet ti shkelni kurrë nga protokolli i jetës së natës.

Fotot me flash
Është thënë e rithënë disa herë por përsëri nevoja për të rënë në e sy e për vëmendje nuk i lejon disa individë të respektojnë rregullin më të thjeshtë të pjesëmarrjes në club!

Të bësh biznes ndërkohë që je spatë në alkool
Nuk më kanë bërë kurrë sens të dalurat për punë pune në club, por kam rastisur në disa situata të tilla që më kanë habitur, p.sh. t’i afrohesh një producenti/dj duke i kërkuar të të bëj një këngë.

Prezantimet në rrethana jo të përshtatshme
Ndërkohë që DJ luan zakonisht pas tij mblidhen shumë njerëz (ata që duan të bëjnë si të rëndësishëm), papritur një nga këta fansa të zjarrtë afrohet pranë performuesit për t’u prezantuar ndërkohë që ai është në proces miksimi (me pak fjalë po bën punën e vetë).

Le të kujtojmë shprehjen e famshme: MOS I FOL SHOFERIT, DJ-it dmth!

Rast jo shumë i volitshëm është edhe momenti kur ti je duke shijuar muzikën në maksimum e duke kërcyer dhe papritur dikush nga shoqëria jote të prezanton me dikë që se njeh.

Përveçse në atë moment nuk të intereson, muzika me zë të lartë dhe bisedat e stërzgjatura janë torturë më vete.

Flirti pa takt dhe bezdisja e personave që nuk njeh
Jackpot nëse pas një nate të çmendur përfundon në shtëpi apo hotel me dikë që njohe në pistën e vallëzimit, problemi ndodh kur s’të ecën dhe bëhesh njeri i ngjitur e bezdisur.

Më ka rastisur jo rrallëherë të shoh vajza të cilat bezdisen nga djem të cilët dhe pasi janë refuzuar këmbëngulin përsëri e përsëri e përsëri.

Not cool man, NOT COOL!

Humbja e petullës nga alkooli
Qull në djersë, flet budalliqe pa kuptim, i merren këmbët ndërkohë që përplaset me kë i del para: Ky është individi për të cilin të vjen keq në një situatë ku të gjithë po argëtohen.

Nuk ka asgjë të keqe ta teprosh pak, por edhe kjo gjë ka një limit.

Të bezdisësh të tjerët ndërkohë që je gati duke humbur vetëdijen është një nga arsyet për të mos qëndruar më në club.

Pjeshkërimi/Lacërimi
Grim i rëndë, taka mbi 15 cm, buzë të varura e të fryra në një plastikë fytyre konstante, qëndrim stoik në tavolinë: kjo është pjeshka tipike, femra e mërzitshme që sillet sikur është “Star” me firmato (fake). Elementi plotësues nga ana tjetër është çuni që ka zbuluar se pak bling-bling (bluzat me gurë) tërheq specien e para-përmendur. Ai rri serioz me një çehre të rëndë ndërkohë që hapet në tavolinë për të treguar sa “Macho” është.

Të dy këto prototipa kanë një gjë të përbashkët: Ato nuk kërcejnë.

Duam të rikujtojmë se në club dilet për të bërë qejf jo për të folur me orë të tëra apo duke parë të tjerët si kërcejnë.