Ndonëse temperaturat e ditëve të fundit kanë kapur vlerën maksimale 23 gradë , të gjithë e dimë se pranvera me një lule nuk vjen ! Për të gjithë ata që menduan se ditëve të ftohta u erdhi fundi, kemi lajme të këqija. Dita e Verës do të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe temperaturat do të bien ndjeshëm duke zbritur deri në 1 gradë.

Javën e ardhshme moti do të ndryshojë në të gjithë vendin dhe sipas “Meteoalb” pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.