Sigurisht kur lexuat këtë titull kuptuat që bëhet fjalë për një person i cili flet pa komplekse dhe me sinqeritet. Po në fakt, sepse ka qenë Dj Vicky i cili ka rrëfyer se babai i tij i cili është një mjek i njohur nuk ka dashur që ai të bëhet një Dj e as të merrej me muzikë.

I ftuar këtë javë në barin e  emisionit  “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ai u shpreh se:

“Babi ka qenë gjithmonë kundra ëndrrës dhe dëshirës simë për tu bërë një Dj dhe për tu marrë me muzikë. Si prf.dr. mjek e ka pasur vdekje, djali im të merret me këto gjëra dhe haja edhe dru, ikja fshehurazi. Ai ka dashur gjithmonë që të merresha edhe unë me mjekësinë. Bëra dy vite mjekësi pastaj e kuptova që ishte një strapacim dhe e kuptova që e kisha mendjen diku tjetër. Ndodhi një debat i madh dhe pastaj më tha si të duash. Babai është mjeku i parë që ka zbuluar HIV AIDS (Sidën)  në Shqipëri. “ – përfundoi Viki.

/Blitz.al/