Situata e tensionuar në Tiranë, ku disa familje po nxirren me forcë nga banesat e tyre, ka dërguar në një moment të dhimbshëm, transmeton Gazeta Metro.

Disa persona janë arrestuar pasi që nuk po pranonin të nxirreshin nga banesat e tyre, derisa një 12 vjeçar ka tentuar të ndalojë makinën e policisë teksa babai i tij gjendet brenda saj.

Edhe pse përmbarimi u përpoq që të futej me forcë në banesë, familjarët vijojnë të bëjnë rezistencë duke mos e lejuar një gjë të tillë.

Disa prej familjarëve janë ngujuar brenda në banesë, ndërsa pjesa tjetër po vijon rezistencën jashtë saj.

Ndryshe, familjarët akuzojnë një person se ka arritur të fitojë tokën ku ata jetojnë përmes një një vendimi të falsifikuar sipas tyre.