Është pezulluar pasi kundërshtoi dje vendimin e Përmbarimit, efektivja Blerta Dervishi. Blerta punon në patrullën e posaçme të Shqiponjave në policinë e shtetit dhe dje eprori i saj e ka marrë në telefon për të njoftuar pezullimin e përkohshëm.

Por Blerta thotë se dje ajo ishte thjesht një qytetarë që po mbronte pronën e vet dhe fëmijët e mi. “Unë kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë e lirë për të mbrojtur pronën time dhe fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër”