Dyshime të forta për manipulim, çiftet çerekfinaliste të Champions League zbulohen para shortit

0
148

Një teori konspirative po qarkullon në mediat sportive ndëkombëtare.

Dyshohet se drejtori i UEFA-s ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqeshin çiftet çerekfinaliste të Champions League.
Fotoja është fshirë menjëherë, por nuk i ka shpëtuar rrjetit. Dokumenti që titullohej “Shorti i Çerekfinaleve të UEFA Champions League”, mbante edhe logon zyrtare të kompeticionit.

Kaq mjaftuar që tifozët të shprehin zemërimin në rrjetet sociale, pasi mendojnë se shorti është paracaktuar.

Në dokument çiftet e përcaktuara ishin Juventus-Porto, Liverpool-Ajax, Barcelona-Mancester City dhe Mancester United-Tottenham.

Kujtojmë se edhe në të shkuarën ka pasur teori për manipulim të shortit, nëpërmjet goglave me ftohje dhe ngrohje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here